Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH me 16 milionë Euro për 3 vjet synon ta përfundoj objektin e emergjencës së re në QKUK

Lajme 28/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë synon që për tre vjet ta përfundoj objektin e emergjencës së re në QKUK. Punimet në objekt pa inventar medicinal do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 16 milionë Euro.

Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar një procedurë tenderuese për përfundimin e punimeve infrastrukturore në objektin e Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Njoftimi paraprak është publikuar ndërsa tenderi do të hapet në prill të këtij viti, shkruan Gazeta Shneta.

Punimet pritet të zgjasin deri në dhjetor të vitit 2025 ndërsa do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 16 milionë Euro.

“Destinimi mbetet si Klinik Emergjente e QKUK-së. Jemi në proces te adaptimit të projektit paraprak me qëllim të evitimit të mangësive dhe plotësimeve të nevojshme teknike dhe funksionale sipas kërkesave të profesionistëve. Me këtë tender planifikohet që të kryhet infrastrukturë ndërtimore ( ndertimi i objektit)”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Objekti sipas ministrisë do t’i ketë pesë salla operative me rreth 350 shtretër.

Projekti për këtë ndërtesë kishte filluar në vitin 2010 ndërsa punimet kishin nisur në vitin 2016 dhe më pas operatori ekonomik ishte tërhequr. Për punët e kryera në objektin ekzistues MSH i ka thënë Gazetës Shneta se ka paguar mbi 4.4 milionë Euro.

“Deri me tani në projekt janë paguar 4,446,882.21 euro për strukturën ekzistuese e dalë nga projekti i parë (2010)”.

Ndërkaq për këtë vit janë ndarë 4.4 milionë euro për punimet që do të kryhen. “Për Kliniken Emergjente në QKUK, buxheti është 16 milion euro, i paraparë që të realizohet për tri vjet, ndërsa në Ligjin e Buxhetit, janë paraparë 4.4 milion euro për këtë vit për këtë projekt”, thuhet në përgjigjen e MSH-së. /Gazeta Shneta/

MSH paralajmëron 6 tenderë në vlerë mbi 30 milionë Euro për ndërtimin e objekteve shëndetësore

Artikulli paraprakTerapia funksionale-kognitive për dhimbje të shpinës
Artikulli i rradhës Vdes shtatzëna që u lëndua në aksidentin me 4 të vdekur javën e kaluar në Shtime

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.