Ministria e Shëndetësisë pritet të anuloj dy konkurset për kryeinspektor shëndetësor dhe drejtor ekzekutiv të AKPM-së.
Konkurset për kryeinspektor të Inspektoratit Shëndetësor dhe drejtor ekzekutiv të Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, pritet të anulohen, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar nga burime brenda MSH-së se këto dy konkurse, njëri i shpallur në nëntor e tjetri në dhjetor të vitit të kaluar, do të anulohen.
Sipas burimeve, në konkursin për drejtor të AKPM-së kanë qenë tre kandidatë derisa dy kandidatë për kryeinspektor shëndetësor. Kjo është hera e tretë që dështon konkursi për kryeinspektor shëndetësor që nga viti 2021.
Aktualisht këto dy institucione udhëhiqen nga ushtrues detyre që disa vite. Së fundmi janë emëruar Sejdë Tolaj në AKPM dhe Nora Kursani-Demjaha në Inspektorat Shëndetësor. /Gazeta Shneta/