Ditët e para të muajit tetor priten të shënohen me reshje shiu. Në pjesën e dytë të javës pritet të jetë me diell dhe të ketë rritje të temperaturave.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 3C e 6C, kurse maksimalja do të jetë 14C ditën e martë, mirëpo do të shënojnë rritje mbi 20C nga dita e premte shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“3.10 – Mëngjesi fillon me diell. Paradite vransirat shtohen, e nga mesdita priten edhe reshje të shkurta shiu. Në mbrëmje kthjellime.
4.10 – Më ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
5.10 – Në mëngjes ftohtë, përgjatë ulëtsirave edhe mjegull. Ditën kryesisht me diell.
6.10 – Ftohtë në mëngjes, me mjegull përgjatë ultësirave. DItën intervale më të gjata me diell dhe vransira kalimtare, kryesisht të shtresave të larta.
7.10 – Diell dhe vransira kalimtare”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/