A mund të bëni lindje natyrale pas lindjes së parë cezariane

2018-05-30 në ora 08:56

Ka shumë mite dhe të pavërteta rreth lindjes cezariane, sidomos kur kjo procedurë kryhet në ardhjen e fëmijës së parë. Në Kosovë numri i lindjeve cezariane në tre muajt e parë të këtij viti ka qenë mbi 20 për qind, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që niveli i lindjeve me prerje cezariane të jetë 15%.

Por çfarë është lindja me prerje cezariane ose siç njihet në fushën e mjekësisë “Sektori C”? Lindja me prerje cezariane është një ndërhyrje kirurgjikale që bëhet në qafën e mitrës. Ajo rekomandohet ne raste specifike si: kur vihet re këputje e kordonit ombelikal dhe fetusi nuk ushqehet me oksigjen; në raste emergjente kur vihet në rrezik jeta e të dyve, kur nëna paraqet patologji të ndryshme si diabeti dhe problemet në zemër, gjatë lindjes së binjakëve etj.

Por pas lindjes me operacion qarkullojnë disa mitë të pavërteta që ndoshta mund t’i trembin femrat. Zbuloni cilat janë ato.

– Mund të keni lindje natyrale pasi keni bërë lindje cezariane. Gjithçka varet nga historiku juaj shëndetësor.

– Lindja me prerje cezariane nuk pengon ushqyerjen me gji.

– Lindja me prerje cezariane mund të konsiderohet si lindje natyrale gjithashtu. Mos harroni që një lindje mbetet gjithmonë një lindje.

– Rreziqet nga lindja me prerje cezariane janë të njëjta me ato të lindjes natyrale si për shembull mosfunksionim i veshkave, gjakderdhje e vazhdueshme apo probleme kardiake.

– Mjaft besuat çdo gjë që lexoni, lindja me prerje cezariane nuk ndryshon gjenetikën e fëmijës suaj.

– Lindja me operacion nuk ul kënaqësinë seksuale apo përjetimin e një orgazme femërore. Sigurisht që duhet pritur të kalojë ca kohë derisa plaga të shërohet. /Gazeta Shneta/