Derisa uji nuk është shumë i ngrohtë, nëna shtatzënë nuk duhet të shqetësohet kur bënë dush.
Rekomandohet që të shmanget uji i nxehtë, i cili mund ta ngritë temperaturën e trupit tuaj mbi 39 gradë celsius, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Disa nëna shqetësohen se uji mund të depërtoj në mitër, por kjo nuk është e vërtetë sepse foshnja është e mbështjellur me qesen amniotike.
Temperatura më e lartë do të mund t’i shkaktojë probleme nënës dhe foshnjës:
Rënie e tensionit të gjakut që do t’i shkaktonte bebes vështirësi në marrjen e oksigjenit dhe ushqyesve.
Marramendje dhe dobësi
Defekte të lindjes
Prandaj sauna, banja me avull apo vaskat me ujë shumë të nxehtë nuk preferohen sepse nuk janë të sigurta. /Gazeta Shneta/
Lexoni poashtu:
8 Marsi, sjellë dy festa në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”