Arsyet mund te jene te natyrave te ndryshme. Fillimisht duhet te merret ne konsiderate se besueshmëria e testit nuk është 100%.
Ne raste te tjera mund te ndodh te bëni testin e shtatzënisë me herët. Ne te vërtet këto teste është mire te bëhen pas disa ditësh qe cikli vonohet kur përqendrimi i hormonit Beta HCG është me i përqendruar ne urine.
Por nëse testi rezulton negativ pas rreth 10 ditësh vonese me shume mundësi është te mos jeni shtatzënë. Por për te hequr çdo dyshim te mundshëm është mire te përsëritni testin për here te dyte sepse ndodh ne disa raste qe testi i cili ka rezultuar negativ te jete pozitive herën e dyte.
Kështu është e rëndësishme te ndiqni me kujdes hapat kur bëni testin e shtatzënisë. Por një mundësi tjetër është qe testi te behet pozitiv pas disa orësh sepse sasia e hormonit është me e vogël ndaj ndjeshmërisë qe tregon testi.
Por mos harroni gjeja me e mire për te bere është te konsultoni mjekun tuaj ai do t’ju siguroje për çdo gjë ne lidhje me një shtatzëni te mundshme apo jo.