Ju ovuloni një herë në një cikël dhe zakonisht lëshoni një vezë. Mënyra më e mirë për të menduar rreth ovulacionit, është si një ngjarje që ndodh gjatë 24 orëve. Gjatë asaj kohe mund të lëshoni një ose më shumë vezë. Binjakët jo-identikë konceptohen kur dy vezët lëshohen dhe fertilizohen në një cikël.
Në çdo cikël, rreth 15-20 vezë fillojnë të piqen në secilën prej vezoreve. Çdo vezë është mbështjellë në qesen e saj të mbushur me lëng ose folikul. Mes tyre nis “gara” se cila do të bëhet më e madhe.
Folikulat tuaja prodhojnë estrogjen, hormoni kryesor për ovulacionin. Nivelet e larta të estrogjenit shkaktojnë një rritje të papritur të hormonit luteinues (LH). Rreth një ditë pas ngritjes së LH-së, një vezë shpërthen nga folikula dhe kjo është pika në të cilën ndodh ovulacioni.
Ovulacioni ndodh zakonisht 14 ditë para fillimit të periodave të radhës. Nëse keni një cikël të shkurtër menstrual prej 22 ditësh, ovulacioni mund të ndodhë edhe 8 ditë pas periodave.
Mund të duhen rreth tre javë nëse cikli juaj është 35 ditë ose më shumë. Por sa herë që ndodh ovulimi në secilin cikël, kjo ndodh vetëm një herë! /Gazeta Shneta/