Diabeti për një grua që do të sjellë në jetë një fëmijë është stresuese. Ajo mendon dy gjëra: Dëshira e madhe për tu bërë nënë dhe mendimi se po sjell në jetë një fëmijë që më vonë mund të ketë probleme.
Rreziqet që lidhen me shtatzëninë tek një grua diabetike nuk duhet të injorohen. Megjithatë, situata nuk është aq alarmante sa është bërë.
Gruaja diabetike mund të mbetet shtatzënë dhe të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm.
Por vetëm se duhet të merrni disa masa paraprake:
Meqenëse diabeti është sëmundje kronike duhet të kujdeseni shumë për shëndetin. Duhet të mbani në nivele normale sheqerin. Kjo bëhet gjithnjë e më e domosdoshme dhe e rëndësishme gjatë shtatzënisë, kur trupi juaj kalon shumë ndryshime.
Ju duhet të keni një konsultim të shpeshtë me mjekun dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor gjatë shtatzënisë. Përpiquni ta menaxhoni diabetin sa më mirë të mundeni. Në këtë mënyrë mund të keni një shtatzëni të suksesshme dhe një fëmijë të shëndetshëm.
Si do të ndikojë diabeti në shtatzani?
Komplikimet më të zakonshme të diabetit janë ato që ndikojnë në veshka, sy dhe në sistemin nervor. Pas lindjes simptomat mund të zhduken, megjithatë mund të duhet mjekim. Sigurohuni që të informoni mjekun tuaj për çdo ndryshim në trup pasi çdo simptomë që keni shkaktohet nga diçka.
Një nënë diabetike gjatë shtazanisë eshte me e prirur ndaj:
Infeksione të traktit urinar që çon në ethe;
Presion të lartë të gjakut;
Ënjtje në gjymtyrë dhe fytyrë;
Shpim dhe mpirje të duarve;
Rreziku i lindjes së parakohshme;/pernenat.al/