Para-ejakulimi apo lëngu para-ejakulues, vërehet gjatë ereksionit në majën e penisit dhe lëngu është i pastër si kristal – edhe pse kjo dukuri mund të mos jetë e njëjtë te të gjithë meshkujt.
Qëllimi i këtij lëngu është të ndihmojë në neutralizimin e ambientit acidik të mitrës, e gjithashtu t’i ofrojë mbrojtje spermës që udhëton përmes, transmeton Gazeta Shneta.
Ky lëng nuk përmban spermë, që do të thotë se vet lëngu nuk mund t’ju lë shtatzënë. Sidoqoftë, nëse ndonjë spermë ka ‘mbetur pas’ në uretër nga ndonjë ejakulim i mëhershëm, ai mund të vijë në kontakt me lëngun.
Pra, sperma e mbetur nga ejakulimi i mëhershëm mund të del bashkë me lëngu para-ejakulues dhe të futet në trupin e femrës.
Ky është rasti më i mundshëm kur seksi vagjinal pa mbrojtje mund të shpijë në shtatzënë. Posa të futet sperma në vagjinë, ajo ngjizet në vezë, qoftë edhe nëse mashkulli e ka hequr penisin para ejakulimit./Gazeta Shneta/