Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund të ngelesh shtatzënë gjatë ciklit menstrual?

Këshilla për shtatzëna 15/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatzënia është procesi që ndodh kur sperma e mashkullit takon vezën e femrës dhe veza e fekonduar më pas ngulitet në muret e mitrës nga ku zhvillohet fëmija.

Kështu pra, çdo lloj seksi ku sperma hyn në vaginë mund të rezultojnë në shtatzëni; edhe atëherë kur penisi është afër, por jo brenda vaginës kur ai ejakulon. Nuk ka rëndësi se në cilën pozitë jeni, një gjë që duhet kuptoni është se: Sperma + veza + ngjitja në mitër= shtazani.

Por sa janë gjasat që një grua të mbetet shtatzënë nga seksi i pambrojtur? Kjo varet se në cilën ditë të ciklit ajo është.

A mund të mbetesh shtatzëne gjatë ciklit menstrual?

Përgjigja shkurt është PO! Nëse ke perioda (menstruacione) të rregullta, ke më pak gjasa të mbetesh shtatzëne, por kjo nuk do të thotë se është e pamundur.

Si e dimë se nuk është e pamundur? Epo janë bërë disa teste për të gjetur të ashtuquajturat “ditët standarde” ku femrat kanë pasur seks të pambrojtur në kohë specifike gjatë ciklit të tyre, duke përfshirë këtu edhe kur ishin me perioda (menstruacione), dhe një prej katër femrave kanë ngelur shtatzënë duke përdorur këtë metodë.

Pra, mbani mend nëse vërtet nuk dëshiron të mbetesh shtatzënë atëherë duhet të bësh seks të mbrojtur përndryshe gjasat janë se mund të mbeteni shtatzëne në cilëndo ditë të ciklit tuaj.

Si mund at dimë nëse periodat janë të rregullta?

Periodat e rregullta (menstruacionet) janë ato që vijnë rreth të njëjtës kohë çdo muaj. Shumica e femrave kanë cikël që zgjat mes 25 deri 28 ditë, por ka prej atyre që kanë cikël deri në 35 ditë dhe edhe ky është cikël i rregullt menstrual.

Ja se si mund ta dish nëse ke perioda të rregullta:

  • Hapi 1: Fillo numërimin nga dita e parë që fillojnë periodat (dita kur ju vijnë menstruacionet) dhe kjo është dita e parë e ciklit.
  • Hapi 2: Numri çdo ditë pas saj deri sa prapë të keni periodat (ju vijnë menstruacionet) e ciklit të ardhshëm.
  • Hapi 3: Fillo prapë nga e para. Kjo është e gjitha!
  • Hapi 4: Përdor çdo aplikacion që regjostron dhe ju njofton për ciklin tuaj menstrual.

Nëse numëron për disa cikle dhe e sheh që periodat vijnë zakonisht në numër të njëjtë ditësh atëherë mund të themi se ke periodat të rregullta. Mos harroni se jo secili cikël do të jetë në numër të njëjtë ditësh, por mos u shqetësoni – është normale që të keni pak ditë më pak apo më shumë nga një cikël në tjetrin.

Artikulli paraprakMënyra e pranimit të transgjinisë së djalit nga babai, fitoi zemrat e të gjithëve
Artikulli i rradhës Femra, mos i injoroni këto simptoma, mund të jenë vrasës të heshtur!

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.