Çfarë mund të bëjë fëmija gjatë muajit të njëmbëdhjetë:
Mund të ngrihet e të ulet edhe kur është shtrirë
Mund të rrëmbejë një send të vogël mes gishtit tregues dhe atij të madh dhe ta ngrejë
Kupton çdo të thotë “jo”, megjithëse nuk bindet gjithmonë
Mund të ecë duke u mbajtur pas mobiljeve
Vëren një lodër apo send përpara se ta fusë në gojë
Imiton tinguj që dëgjon nga njerëz të tjerë
Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka ritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare.
Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatareje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin. /babylino