Aktorja 28-vjeçare, Stacey Solomon, foli për herë të pare në lidhje me dëmtimin e dhëmbëve që pësoi përgjatë periudhës së shtatzënisë, në një kolumnë për ‘The Sun’.
Ajo filloi duke u thënë lexuesve të saj se shpesh është pyetur se si mban dhëmbët e saj kaq mrekullisht të bardhë dhe përgjigja e saj mund t’ju shokojë.
“Përgjigja është … ata nuk janë realë. Dhëmbët e mi të vërtetë janë prishur nga shtatzënia”, shkruante ajo.
Stacey vazhdon të zbulojë se gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë së saj të dytë ajo po e shihte dentistin e saj më shumë se maminë e saj, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërkohë, ekziston një tregim gjyshesh që pohon se shtatzënia mund të shkatërrojë dhëmbët.
Sidoqoftë, shkenca ka një përgjigje.
Rastet si Stacey janë të rralla, thotë Dr. Nigel Carter, shefi ekzekutiv i Fondacionit Shëndetësor Oral.
Sipas faqes së internetit të NHS, problemet më të zakonshme të dhëmbëve që përjetohen gjatë shtatzënisë janë fryerja e mishit të dhëmbëve dhe dhimbjet e lëndueshme, të cilat mund të rrjedhin gjak./Gazeta Shneta/