A mund të hiqni dorë nga këto gjëra gjatë periodave?
Gjatë periodave ka një numër të madh aktivitetesh që nuk mund t’i bëni, thjesht sepse nuk ndiheni mirë. Ka të tjera gjëra pastaj, që i bëni me shumë dëshirë, por thjesht s’duhet! Pa e kuptuar, do të dëmtojnë shëndetin tuaj dhe do t’ju bëjnë të ndiheni dyfish më keq. Duke qenë se janë ditë ~jo dhe aq të lezetshme~, zbukurojini duke hequr dorë!
- Mos hani ushqimet më poshtë!
Fatkeqësisht lista është e mbushur plot me ushqime të shijshme,por po jua përmbledhim shkurt.
Jo shumë të kripura, jo shumë të ëmbla! Mos hani shumë ushqime të kripura, sepse ndikojnë në dehidratimin e trupit dhe japin më shumë fryrje, gjë që nuk e duam, apo jo? Edhe bulmeti nuk është i këshillueshëm. Keni mjaftueshëm gazra gjatë periodave, nuk duam ta përkeqësojmë gjendjen me bulmet.
- Harrojeni seksin e pambrojtur
E kemi thënë me qindra herë që mund të bëni seks sa të doni gjatë ciklit, pooor jo të pambrojtur. Nëse nuk doni të mbeteni shtatzënë. Harrojeni mitin që thotë se gjatë periodave nuk mund të ngeleni shtatzënë, sepse ndodh! Përveç kësaj, e mbroni veten nga ndonjë infeksion i mundshëm.
- Jo duhan dhe kafe!
Të paktën, përpiquni të ruani masën.
Po, periodat vijnë për të shkatërruar të gjithë argëtimin tonë, përveç cigares që nuk duhet ta pini. Kafeja dhe cigarja të dyja përkeqësojnë dhimbjet e barkut.
- Shmangni depilimin dhe vizitat e gjoksit tek mjeku
Janë ditët më delikate për trupin e femrës, kështu që mos bëni të tilla eksperimente.Ndryshimi i niveleve hormonale e bën gjithashtu më të dhimbshëm apo të papërshtatshëm ekzaminimin e gjoksit dhe mamografinë.
- Kujdes me pastrimin e vaginës.
Bakteret në ditë të tilla ju duhen! Të paktën, doktorët kështu thonë.