Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mundet kanabisi ta shërojë kancerin, eksperti përgjigjet

Jetë 08/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për mijëra vjet njerëzit kanë përdorur kanabis për qëllime rekreative, ritualiste dhe medicinale. Në epokën moderne, kjo e fundit nxit shumë njerëz e po ashtu nuk mungojnë as proklamimet e shumta rreth përfitimeve të supozuara mjekësore të kësaj lënde.

Nga të gjitha pretendimet, ndoshta më e guximshme është pohimi se kanabisi mund të shërojë kancerin, transmeton GazetaShneta.

Dëshmi të mahnitshme rreth kanabisit dhe produkteve të tij që thonë se mund t’i shërojnë sëmundjet kronike janë të lehta për t’u gjetur në internet. Por sado tërheqëse që mund të duken këto publikime, shumë nga to priren të bazohen në keqkuptime, në mendime të dëshiruara ose në gënjeshtra të plota.

Le të fillojmë duke pyetur se çfarë mund të jetë efikasiteti mjekësor. Përkundër asaj që shumica e njerëzve besojnë, përdorimet mjekësore të kanabisit janë studiuar gjerësisht. Një rishikim i vitit 2017 nga Akademia Kombëtare e Shkencave grumbullonte mbi 10,000 studime. Ata gjetën dëshmi për disa aplikacione të kanabisit, duke përfshirë menaxhimin e dhimbjeve kronike dhe spazmave të lidhura me sklerozë të shumëfishtë, përcjellë The Conversation.

Ka pasur gjithashtu dëshmi të mirë se tetrahydrocannabinol (THC), përbërësi kryesor psikoaktiv në kanabis, mund të zvogëlojë të përzierat që shkaktohen nga kimioterapia. Në të vërtetë, një formë sintetike e THC, e quajtur dronabinol, është përshkruar për këtë përdorim vetëm për dekada të tëra.

Por, në thelb, nuk ka prova se kanabisi ka ndonjë ndikim kurativ apo edhe të dobishëm mbi kancerin, pavarësisht pretendimeve entuziaste për të kundërtën.

Pse atëherë ka një diferencë të tillë ndërmjet perceptimit të publikut dhe provave shkencore? Një pjesë e kësaj është keqkuptimi. Për shembull, një pretendim i transmetuar shpesh është se THC me dozë të lartë vret qelizat e kancerit. Kjo është e vërtetë, por jo shumë domethënëse.

Vrasja e qelizave është jashtëzakonisht e lehtë; ju mund ta bëni këtë me metoda të nxehtësisë së shtuar ose me zbardhues. Por agjentët efektiv kundër kancerit duhet të jenë në gjendje të vrasin në mënyrë selektive qelizat e kancerit në trupin e njeriut duke kursyer ato të shëndetshme.

Realiteti është se kanabisi thjesht nuk mund ta bëjë këtë sepse kanceri është një familje e ndërlikuar e sëmundjeve që mendohet se nuk kanë gjasa që do të ketë një kurë të vetme.

Kanabisi mund të jetë i dobishëm për trajtimin e përzierjes së disa njerëzve kur i nënshtrohet kimioterapisë, por mund të themi me vetëbesim se ideja që shëron kancerin është një mit./GazetaShneta/

Artikulli paraprakTronditjet traumatike në fëmijëri mund të çojë në probleme afatgjata me përqendrimin
Artikulli i rradhës Horoskopi, 9 qershor 2019

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.