Sipas një studimi të ri të kryer në Universitetin e Havardit, fëmijët e grave që nuk merrnin vitaminën D në mënyrë të mjaftueshme, rrezikoheshin nga skleroza e shumëfishtë përgjatë jetës së tyre.
Studimi konfirmoi se nivelet e ulëta të vitaminës D shtojnë në 90% mundësinë e prekjes nga skleroza e shumëfishtë tek fetusi, transmeton Living.
Në studimin e publikuar tek revista JAMA Neurology u përfshinë 193 individë, ku 163 prej tyre ishin femra të diagnostifikuar me sklerozë të shumëfishtë.
Ekipi më pas krahasoi mostrat e gjakut dhe doli në përfundimin se fëmijët e grave që kishin pasur mungesë të vitaminës D gjatë shtatzënisë ishin 90% më të rrezikuar të diagnostifikohen me sklerozë të shumëfishtë, në krahasim me fëmijët e tjerë, nënat e të cilëve nuk kanë pasur nivele kaq të ulëta të vitaminës D.
Shkencëtarët i rekomandojnë femrat që t’i kushtojnë më shumë rëndësi nivelit të vitaminës D gjatë shtatzënisë.