Lëngu amniotik është një lëng i pastër që e shoqëron fetusin brenda qeses amniotike.Zakonisht, rreth javës së 34-të të shtatzënisë afro 800 mm lëng amniotik e rrethon fetusin, kurse në një shtatzëni të plotë, deri në 40 javë, mbeten afërsisht 600 ml lëng amniotik.
Ndër komplikimet që lidhen me lëngun amniotik mund të ndodhin kur prezenca e tij është e shumtë ose e paktë shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Ndër këto komplikime bën pjesë edhe oligohidramnios.
Oligohidramnios
Oligohidramnios ndodh kur prezenca e lëngut amniotik është e ulët gjatë shtatzënisë, dhe kjo mund të ndodh në katër përqind të rasteve.
Mungesa e lëngut amniotik mund të shkaktojë zhvillim jo të duhur të mushkërive të fetusit, ndalon rritjen e fetusit apo edhe mund të ushtrojë presion në kordonin e kërthizës, meqë rast mund të ndalojë qarkullimin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese.
Oligohidramnios mund të ndodh për shumë arsyje e këto mund të jenë:
-Rritja e dobët e fetusit;
-Shtatzënia që zgjat më shumë sesa data e planifikuar;
-Binjakët identikë që ndajnë të njejtën placentë
Oligohidramnios mund të diagnostifikohet përmes ultrazërit, aty ku mund të vërehet mungesa e lëngut amniotik./GazetaShneta/


