Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e stafit e dëmtimet teknike pamundësojnë shërbimin e mamografisë në tre spitale rajonale

Lajme 14/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Foto: Arkiv
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Muaji tetor – muaj ndërkombëtar për luftimin e kancerit të gjirit i gjen tre spitale rajonale pa shërbim të mamografisë.

Mungesa e stafit pamundëson ofrimin e shërbimeve të mamografisë në Spitalin Rajonal në Ferizaj dhe në atë të Mitrovicës. Pacientet në këto dy komuna janë të detyruar të kërkojnë shërbim për mamografi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës apo në ndonjë spital privat.

Në shtator të vitit të kaluar, në Spitalin Rajonal të Ferizajt, për herë të parë ishte funksionalizuar aneksi i Radiologjisë dhe aparati i CT-së- në të cilën përfshihen edhe shërbimet e mamografisë, por gratë në këtë qytet nuk ia panë hajrin kësaj aparature për shkak se një shërbim i tillë asnjëherë nuk është funksionalizuar ndërsa aparatura vetëm “zë vend” në këtë hapësirë.

“Aparaturën për mamografi e kemi tash e më tepër se nje vit, por nuk kemi staf për me funksionalizu. Jo, nuk është funksionalizu asnjëherë që nga koha kur është funksionalizuar radiologjia në spital”, konfirmon UD. drejtori i Spitalit Rajonal në Ferizaj për Gazetën Shneta.

Ai thotë se janë në finalizim të konkursit për radiolog të rinj.

Të njejtin fat tash e disa javë e kanë edhe qytetaret në Komunë të Mitrovicës. Sipas drejtoreshës së spitalit, Luljeta Zhubi, në Radiologji ofrohen shërbimet e mamografisë vetëm në rastet sporadike ndërsa ajo thotë se me kërkesë të stafit aktual javëve në vazhdim do të fillojnë trajnimet dy javore.

“Mamografia nuk është në funksion me kapacitet të duhur edhe për shkak të stafit të pamjaftueshëm, por edhe stafi ka kërkuar trajnim freskues dy javorë”, bënë të ditur drejtoresha ndërsa sqaron se trajnimi do të bëhet në QKUK dhe pastaj pritet të funksionalizohet më mirë shërbimi i mamografisë.

Ndyshe nga dy spitalet paraprake, në atë të Vushtrrisë qëndron një problem tjetër. Për shkak të një defekti të cilin tash e tetë muaj Shërbimi Spitalor Klinik Universitar nuk ka arritur ta rregulloj në aparaturën e mamografisë pacientet në këtë rrethin nuk mund të marrin shërbimin e mamografisë – përmes së cilës identifikohen sëmundjet e gjirit tek gratë.

“Që nga muaji mars për shkak të problemit teknik Mamografia nuk ka punuar. Ekipi teknik është duke punuar intensivisht në riparimin e defekteve teknike të Mamografit dhe presim për çdo moment të lëshohet”- bënë të ditur shefi i personelit në Spitalin Rajonal në Vushtrri, Abdullah Klinaku.

“Prej kur ka pësuar defekt mamografia, shërbimet nuk janë kryer në Spitalin tone, por, që radiologët e Spitalit, nëse ka pasur indicie, kanë realizuar ultrazë të gjirit, duke identifikuar rastet dhe në rast nevoje i kanë udhëzuar për trajtim të mëtutjeshëm diagnostik dhe specialistik”, sqaron po ashtu Klinaku për Gazetën Shneta.

Ai thotë se gjatë muajit tetor janë kryer 20 ultrazë të gjirit.

Në Spitalin Regjional të Vushtrrisë aktualisht janë gjashtë radiolog.

Mamografia në këtë spital ka qenë donacion nga Emiratet e Bashkuara gjatë vitit 2016.

Ndonëse tre spitale nuk mund të ofrojnë shërbime të mamografisë, UD drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu – Raçi, është shprehur se shërbimet e mamografisë dhe ultrazërit të gjirit do të ofrohen në QKUK dhe në shtatë spitalet rajonale në vend.

“Jo vetëm në tetor, por gjatë tërë vitit mund të bëhet mamografia dhe ultrazëri i gjirit. Përveç në QKUK këtë shërbim mund ta merrni edhe më të gjitha spitalet rajonale”, ka shkruar ajo në facebook.

Zejnullahu – Raçi së bashku me menaxhmentin e Klinikës së Onkologjisë dje kanë pritur në takim Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale.

Klinika e Onkologjisë është e vetmja klinik në Kosovë për trajtimin e kancerëve. Në këtë klinik ka mungesë të theksuar të barnave. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTingujt e parë të bebit tuaj
Artikulli i rradhës Çfarë ndodh në javën e tretë të shtatzënisë suaj?

Ju sugjerojmë

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.