Vitamina D është një vitaminë thelbësore që ndihmon trupin të mbajë dhëmbë dhe kocka të shëndetshme.
Ndihmon gjithashtu në mbrojtjen ndaj një numri sëmundjesh. Në momentin kur ju mungon vitamina, ju keni simptoma të ndryshme po ndonjëherë mund edhe të mos jeni të vetëdijshëm, transmeton Gazeta Shneta.
Ata që kanë mungesë të Vitaminës D do të shfaqin një mori shenjash fizike. Mos harroni se vitamina ndihmon në funksionin e sistemit imunitar si dhe sistemin nervor.
Ndihmon gjithashtu trupin të ruajë nivelet e duhura të insulinës, mbështet funksionimin e duhur të mushkërive dhe shëndetin e përgjithshëm kardiovaskular.
Sipas raporteve, nëse keni mungesë të Vitaminës D nuk vuani vetëm nga simptomat fizike të lidhura me proceset e lartpërmendura të trupit por gjithashtu do të pësoni ndryshime në gjendjen shpirtërore. Një mungesë e Vitaminës D mund të çojë në përjetimin e depresionit ose të keni humor të ulët.
Sipas një studimi të ri, mangësia e vitaminës shoqërohet me një rrezik të shtuar për të vuajtur nga depresioni. Përveç kësaj ajo shkakton probleme edhe në diabet dhe inflamacion. /GazetaShneta/