Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut ka bërë thirrje për dhurimin e gjakut për shkak të mungesës së dozave.
“Meqenëse jemi në kohë pandemie dhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, po vërehet mungesa e dhuruesve vullnetar te gjakut. Duke i marrë parasysh edhe këto ditë feste, dhe numrit të shtuar të kërkesave mungesa e gjakut po rritet”.
“Prandaj, ftojmë të gjithë ata persona vullnetarë të vijnë dhe të dhurojnë gjak në qendrën e Transfuzionit në Prishtinë në mënyrë që të iu dalim në ndihmë pacieteve të shtrirë nëpër spitalet tona. Dhurimi i gjakut mund të bëhet deri ora 22:00”, thuhet në njoftim.
Dhurimi i gjakut nuk e prish agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit. Hoxhë Ahmet Sadriu nga Bashkësia Islame pati sqaruar për Gazetën Shneta në një rast tjetër se agjëruesit mund të dhurojnë gjak.
“Dhurimi gjakut nuk e prish agjërimin, por pas dhënjes së gjakut nuk duhet pirë ose ngrënë ndoj send siç e praktikojnë dhuruesit e gjakut duke pirë lëngje. Kur të vjen iftari bën iftar e jo para iftarit”, ka deklaruar Sadriu./Gazeta Shneta/