Analisti, Imer Mushkolaj, është përplasur në debatin me anëtarin e PDK’së, Memli Krasniqi.
Mushkolaj, duke kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës në ‘Debat Plus’ në TV Dukagjini, ka vënë theksin në shëndetësi dhe gjendjen e keqe në sistemin shëndetësor në kosovar.
“Gjendja e keqe në shëndetësinë tonë është trashëgim i PDK’së dhe LDK’së, ishte menaxhim i juaj. Ju jeni fajtor pse sot kemi vetëm 3 epidemiolog, kemi vetëm një laborator për testime”, u shpreh Mushkolaj.
Analisti Mushkolaj deklaroi se PDK’ja gjithmonë e ka lënë Ministrinë e Shëndetësisë në ‘dorë të dytë’, duke e lënë menaxhimin në dorë të minoriteteve.
“Ka ardh gjendja të jemi shteti i vetëm pa sigurime shëndetësore. Në vendet e tjera edhe kafshët kanë sigurim shëndetësor, tek ne njerëzit nuk kanë”, shtoi tutje Mushkolaj. /Gazeta Shneta/