Babai i Liridona Murselit (Ademaj), 30-vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj në Kosovë, ka folur për rastin duke thënë se dhëndri i tij, Naim Murseli e ka prerë në besë.
Hajdar Ademaj në një intervistë për Neës24 ka thënë sesi e mori lajmin e rëndë, ndërsa tregoi se kur ka biseduar me Naimin, ka filluar të dyshojë në implikimin e tij nga mënyra si i ka rrëfyer kronologjinë e ngjarjes.
“Patën lajmëruar, Naimi, se çika është e vrarë. Jena shku, me gjet çikën se ku është, milici e në tana anët jena shkuar, dhe e zbuluam. Nesër edh Naimi te na dhe e kam pyetur fort mirë. Naimi na kishte pas prerë në besë, kur hetova unë mas pari. Dyshova se kurrnifar fjale nuk ma tha mirë këtu kur e pyeta. E pyeta Naim si qe puna, më kallxo. Ia nisi me tregue. Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugën me armë. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë.
Naimi bleu shtëpi në Kosovë dhe i tha cikës hajde dhe ti këtu. Edhe as një javë nuk ka nejt. Më shumë rrite te ne. Atë ditën që e vranë tha bab do shkoj. U cua e shkoi, kur ka mbërritur në Prishtinë, e ka pyetur burrin e vetë për t’i bërë befasi fëmijëve. Do shkonin të hanin darkë në Grashenicë. Kur u bë ora 8:20 minuta, u ni se u vra çupa”, tha ai.
Ndër të tjera, babai i Liridonës tha se kanë kërkuar zhvarrosjen e së bijës. Po ashtu Ademaj ka falenderuar policinë e Kosovës për zbardhjen e krimit.
“Kemi kërkuar zhvarrosjen e cikës sepse nuk ka çfarë ka me lyp atje, kur burri e ka bërë krimin. Naimi ka bërë krim të madh. Këto vjet i kam bërë, e kurrë skam ndier për këtë lloj krimi.
Falënderoj policinë se janë ka ecin me hapa të sigurt. E kërkojmë drejtësinë deri në pikën e fundit, mos me ndodh më kështu senesh”.