Ndahet nga jeta gazetari Agim Binaku

2018-02-09 në ora 13:20

Radio Televizioni 21 ka njoftuar se sot është ndarë nga jeta gazetari sportiv Agim Binaku.

I ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër, thuhet në njoftimin e TV21, transmeton Gazeta Shneta.

Binaku ka qenë zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit për gati dy dekada.

Në vitet 70 dhe 80 ai ka punuar në Radio Prishtinë ku ka drejtuar emisionin “Pasditja argëtuese sportive”.

Në vitet 90 i ndjeri ishte themelues dhe kryeredaktor i revistave të para sportive në Kosovë “Reflekset sportive” dhe “Top sporti”.

Agim Binaku është nderuar në Tiranë me çmimin mbarëkombëtar të gazetarisë sportive “Anton Mazreku”, si dhe me disa mirënjohje për punën e tij. /Gazeta Shneta/