“Rooming-in” është një praktikë që vendoset në funksion nëpër spitale dhe që sipas fakteve shkencore ka vlerë të madhe për nënën apo beben e porsalindur. Kjo mënyrë të vepruari ka të bëjë me vendosjen e nënës në të njëjtën dhomë me femijën pas lindjes, dhe vjen nga anglishtja (ka kuptimin të qëndrosh në të njëjtën dhomë). Fëmija në këtë rast nuk dërgohet tek dhoma e bebeve por qëndron me nënën.
Idea që nëna dhe fëmija të kalojnë më shumë kohë bashkë sjell përfitime dhe të dy do të përfitojnë nga prania e njëri-tjetrit. Fëmija në fakt pasi ka dalë nga barku i nënës do të ndihet më mirë nëse do të jetë pranë saj dhe nëna ka një nevojë fiziologjike për ta mbrojtur dhe për t’u kujdesur për beben e saj. Ndarja mund të shkaktojë një traumë.
Trauma pas lindjes nëse nuk praktikohet “rooming-in”
Kjo gjë mund të ndikojë në shëndetin e nënës dhe fëmijës, por fatkeqësisht në disa spitale nuk praktikohet. Shpesh për shkak të mungesës së stafit që të kujdeset për bebet në secilën dhomë të nënës pas lindjes, bën që ata të vendosen në të njëjtin ambient.
Shumë nëna janë përgjigjur se kjo ndarje është një traumë, se edhe vetë gruaja ka nevojë ta ketë afër beben e saj në mënyrë që të konsolidohet marrëdhënia e tyre, ajo marrëdhënie që ka lindur që në shtatzani. Kujdesi i jashtëm ndaj bebes është po aq i rëndësishëm sa ai i brendshëm, pra nga ai që ka ndodhur gjatë shtatzanisë. Fëmija rritet më mirë dhe më i shëndetshëm duke marrë përkëdhelje nga prindërit, duke dëgjuar zërin apo njohur aromën. Nga ana tjetër largërsia në distancë midis nënës dhe fëmijës do të ndikojë negativisht në gjidhënie, e cila është mënyra me e shëndetshme e ushqyerjes së fëmijës.