Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërprerja e barnave GLP-1 para shtatzënisë lidhet me më shumë shtim në peshë dhe rreziqe shëndetësore

Jetë 25/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një analizë e re ka zbuluar se gratë që ndalojnë marrjen e barnave të humbjes së peshës – si Ozempic dhe Wegovy – para ose herët gjatë shtatzënisë shtojnë më shumë peshë dhe përballen me rreziqe më të larta shëndetësore krahasuar me gratë që nuk kanë përdorur kurrë këto ilaçe.

Studimi i botuar në “JAMA”, tregon se gratë që ndërprenë agonistët GLP-1 patën rrezik më të lartë për lindje të parakohshme, diabet gjatë shtatzënisë dhe probleme si hipertensioni dhe preeklampsia, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Ilaçet GLP-1 ndihmojnë në humbje peshe duke ulur oreksin, por mjekët këshillojnë që ato të ndërpriten para shtatzënisë për shkak të mungesës së të dhënave për sigurinë tek fetusi.

Megjithatë, ndërprerja e tyre shpesh shkakton rikthim të peshës, gjë që ka hapur debat mbi mënyrën e menaxhimit të periudhës rreth konceptimit.

Studimi analizoi afro 1,800 shtatzëni nga vitet 2016–2025 dhe gjeti se gratë që ndaluan GLP-1 shtuan mesatarisht 3.27 kg më shumë se gratë që nuk i kishin marrë.

Ato patën gjithashtu 32% rrezik më të lartë për të shtuar më shumë peshë se sa rekomandohet, 30% rrezik më të lartë për diabet gestacional, 29% rrezik më të lartë për çrregullime hipertensioni dhe 34% rrezik më të lartë për lindje të parakohshme. Nuk u gjetën ndryshime në normat e prerjes cezariane apo në peshën dhe gjatësinë e foshnjave.

Studiuesit thonë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të gjetur mënyra më të sigurta të menaxhimit të peshës gjatë shtatzënisë kur ndërpriten medikamentet GLP-1. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për 3 ditët e ardhshme
Artikulli i rradhës Vdekjet nga kanceri i mushkërive mund të ulen trefish me një hap të vetëm

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.