Një infermiere e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës ka ndërruar jetë në moshë të re.
Vdekja e Adjola Sulës ka tronditur kolegët e saj të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, dhe Shoqatës së Infermierëve Shqiptar, shkruan Gazeta Shneta.
Sula ka lënë prapa dy vajza të vogla. Ajo është konsideruar si infermiere dhe grua shembullore.
Lexoni njoftimin e plotë nga Shoqata e Infermierëve:
Humbje e madhe per te gjithe koleget largimi ne moshe kaq te re te Adjola Sules Infermieres se Urgjences se Semundjeve te Brendshme ne QSUT.
E dashur me te gjithe koleget dhe e dhembshur me te gjithe pacientet qe u sherbente.
Nene e dy femijeve dhe grua shembullore.
Duket sikur jeta eshte e padrejte kur mer njerezit dhe koleget me te mire.
Ngushellime te perzemerta familjes,kolegeve dhe dy vajzave te saj te vogla.
Nuk gjejme dot fjale per te thene cfare na ke shkaktuar te gjitheve ne qe patem fatin te te njihnim.
Shpirti yt u prefte ne paqe.
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise