Mjekësia alternative beson se këbët tona janë të mbushura me lokacione, dhe pika të ndryshme shumë të rëndësishme, të cilat janë të ndërlidhura me pjesë të lloj-llojshme të trupit, dhe organe. Prandaj, stimulimi dhe masazhimi i këtyre pikave do të sjellë lehtësim dhe përmirësim në gjendjen tuaj shëndetësore.
Kjo pikë siç edhe shihet në foto, gjendet në sipërfaqen e lartë të shputës tuaj, gjegjësisht në mes të gishtit të madh dhe të dytit.
Sugjerohet që ta stimuloni pikërisht këtë pikë, për të trajtuar dhimbjet e kokës, për të liruar stresin, për të menaxhuar nervozën, dhimbjen e shpinës, tensionin e lartë të gjakut, madje edhe të zbusni dhimbjet menstruale, ankthin, dhe shumë të tjera.
Si të bëj masazhin?
Për të përfituar këto benefite, duhet të stimuloni pikën që e shihni në foto. Rrëshqiteni gishtin në gjatësinë në mes gishtit të madh dhe të dytit të këmbës deri të kyçi i këmbës. Gjatë këtij stimulimi do të gjeni hapësirën në mes, në të cilën mund ta prekni vetëm mishin e këmbës suaj në atë zonë.
Pasi ta keni gjetur atë, bëjini masazh për 2-3 sekonda dhe pushoni 5-sekonda. Përsëriteni atë për 2 minuta, dhe menjëherë do të filloni të ndjeni çlodhjen në trupin tuaj. /Gazeta Shneta/