Vaksinat COVID-19 mund të shkaktojnë disa efekte anësore, të cilat janë kryesisht të lehta.
Sidoqoftë, ndryshimet në ciklet menstruale ose gjakderdhja e papritur vaginale nuk janë ndër efektet anësore të listuara për ndonjë vaksinë COVID-19 të disponueshme në Mbretërinë e Bashkuar ose Shtetet e Bashkuara shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Përkundër kësaj, mijëra gra raportuan ndryshime të periudhës mensturale pas vaksinimit në Agjencinë Rregullatore të Mjekimeve dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar (MHRA).
Studiuesit nuk kanë krijuar një lidhje zyrtare midis vaksinave dhe ndryshimeve të ciklit menstrual, dhe disa profesionistë mjekësorë duan të studiojnë mundësinë për të analizuar më shumë raste dhe të dhëna.
Në nivel global, më shumë se 4.6 milion njerëz kanë vdekur për shkak të COVID-19. Vaksinat janë një komponent vendimtar në zvogëlimin e përhapjes së virusit.
Deri më sot, asnjë nga prodhuesit e vaksinave COVID-19 nuk liston ndonjë çështje që lidhet me shëndetin menstrual si një efekt anësor.
Megjithatë, Dr.Victoria Male thotë se më shumë se 30,000 femra raportuan ndryshime të ciklit menstrual pas vaksinimit në MHRA.
Ajo shpjegon se shumica e femrave që raportojnë se kanë përjetuar ndryshime në ciklin e tyre menstrual dhe thonë se gjërat zakonisht kthehen në normalitet nga cikli tjetër. E rëndësishmja, nuk ka dëshmi se vaksinimi kundër COVID-19 ndikon negativisht në fertilitet.
“Nëse ka një lidhje midis këtyre dy përkufizimeve, atëherë ka të ngjarë të jetë si rezultat i përgjigjes imune ndaj vaksinimit sesa një komponenti të veçantë të vaksinës,” shkruan Dr. Male.
Stresi mund të ndërhyjë në ciklin menstrual po ashtu dhe të bëjë që ciklet të ndryshojnë apo edhe të ndalen fare. Përgjigja imune e krijuar nga vaksinat mund të shkaktojë këtë lloj reagimi – stresi.
Sipas Dr. Male, mungesa e kërkimit mbi efektet e vaksinave COVID-19 në perioda menstruale është për shkak të shfaqjes relativisht të ulët të këtyre raportimeve. /Gazeta Shneta/