Një turist italian i infektuar me linë e majmunit, ka ndërruar jetë duke u bërë rasti i parë i raportuar në Kubë nga ky infeksion, njoftoi ministria e shëndetësisë së vendit.
“Ky pacient u përkeqësua me shpejtësi në gjendje kritike, pasi ishte i paqëndrueshëm që nga 18 gushti, duke vdekur pasditen e 21-të”, tha ministria në një deklaratë, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
50-vjeçari mbërriti në Kubë më 15 gusht dhe u shtrua në spital tre ditë më vonë, thuhet në deklaratë.
“Autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore tregoi se shkaku i vdekjes ishte infeksioni sepsis për shkak të bronkopneumonisë së shkaktuar nga një mikrob i paspecifikuar dhe dëmtime të shumta të organeve”, shtoi ai.
Ministria përjashtoi mundësinë e pacientit të kishte patologji të tjera me origjinë infektive, pasi kreu studime duke kërkuar shpjegime për ashpërsinë e rastit të tij.
Italiani kishte qëndruar në një shtëpi me qira dhe kishte vizituar disa vende në provincat perëndimore të vendit.
Ai u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi një atak kardiak nga i cili u shërua më vonë.
Kontaktet e afërta të burrit janë deri më tani asimptomatike dhe mbeten në izolim, njofton ministria. /Gazeta Shneta/




