Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndotja e ajrit është njësoj e rrezikshme si duhanpirja

Jetë 09/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas një studimi shkencor, ndotja e ajrit paraqet nivel të njëjtë të rrezikut sikur duhanpirja për shkaktimin e aborteve të pavullnetshme. Shkencëtarët thonë se kjo gjetje është shqetësuese dhe se ajri helmues duhet të luftohet për ta mbrojtur shëndetin e gjeneratës së ardhshme.

Tashmë dihet që ajri i ndotur e dëmton fetusin duke e rritur rrezikun për lindje të parakohshme dhe peshë të ulët të foshnjave. Në një studim tjetër është zbuluar se shenja të ndotjes janë vërejtur edhe në placentë. Efekti afatgjatë i ekspozimit në ajër të ndotur për rrezikun e aborteve të pavullnetshme është studiuar edhe më parë. Disa hulumtime në Brazil, Itali e Mongoli kanë gjetur lidhje mes ndotjes së ajrit dhe abortit.

Sidoqoftë, studimi i fundit është dëshmia e parë për vlerësim të ndikimit afatshkurër të ekspozimit në ajër të ndotur. Sipas këtij studimi, rritja e sasisë së dioksidit të azotit, që është dukuri e përhapur në tërë botën, e rrit rrezikun për dështim të shtatzanisë për 16 për qind.

Dioksidi i azotit lirohet përmes djegies së karburanteve, veçanërisht gjatë punës së motorëve me naftë. Ky studim është publikuar në revistën “Fertiliteti dhe Steriliteti” dhe është kryer në Salt Lake City të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mekanizmi përmes së cilit dëmtohet fetusi nuk është përcaktuar, por besohet se kjo bëhet përmes ndotësve që shkaktojnë shtypje oksiduese dhe inflamacion, shkruan “The Guardian”./Keshilla.net/

Artikulli paraprakSi të flasim me fëmijët tanë për seksin
Artikulli i rradhës “Jogging”, forma e vrapimit të lehtë që mund të shtojë vite në jetën tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.