Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Jogging”, forma e vrapimit të lehtë që mund të shtojë vite në jetën tuaj

Këshilla për shtatzëna 09/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Jogging” – i definuar si “aktiviteti i vrapimit me një ritëm të qëndrueshëm dhe të butë” – u bë i njohur nga pionieri Arthur Lydiard, i cili e kuptoi se kjo ishte një mënyrë më e mirë për tu stërvitur për konkurrencë sesa për të vrapuar deri në rraskaptije.

Ekzistojnë përfitime të qarta shëndetësore për këtë aktivitet relativisht të lirë dhe të aksesueshëm naga të gjithë, transmeton GazetaShneta.

Studimi i kryer nga “Copenhagen City Heart”  që mblodhi të dhëna midis viteve 1976 dhe 2003 – zbuloi se vrapimi i rregullt rritë jetëgjatësinë e burrave për 6.2 vjet dhe të grave për 5.6 vjet, shkruan “The Conversation”.

Pra, sa vrapim ju duhet të bëni për të fituar këtë dhuratë përfitimesh? Studimi rekomandon mes 60 dhe 150 minuta në javë, në total.

  1. Përmirëso teknikën tuaj

Gjithkush ushtron ndryshe, kështu që teknikat tuaja duhet të jenë unike. Megjithatë, ka disa tregues kryesorë që mund të ndihmojnë. Rekomandohet që të vraponi duke qëndruar drejtë, ijet ose legeni të jetë po ashtu i drejtuar e që rrjedhimisht do të zgjatohet; këmbët hidhni njëra pas tjetrës poshtë pikës suaj të mesit duke mbajtur duart e ralaksuara dhe duke ndjekur ritmin. Vrapuesit e rinj duhet të kenë durim sepse lëvizja e tyre të bëhet më efikase përgjatë stërvitjeve.

  1. Vishni atletet e duhura

Mbathja e ateleteve të përshtatshme për vrapim mund të bëjë një ndryshim të madh kur është fjala për parandalimin e lëndimeve; diçka që të gjithë vrapuesit po përpiqen të arrijnë.Mbani mend, megjithatë, se këpucët më të shtrenjta nuk mund të jenë më të mirat – në fakt, ndoshta është më e rëndësishme të siguroheni se janë të rehatshme.

  1. Vendosni qëllimet

Vendosja e qëllimeve është provuar se ju dhuron motivimin që ju nevojitet për të filluar dhe për të vazhduar vrapimin. Këto mund të përfshijnë qëllime personale për t’u përshtatur dhe për të humbur peshë, ose mund të synoni të përfundoni një maratonë 5 km, 10 km apo gjysmë ose të plotë. Mbani mend, çdo objektiv është një mjet i shkëlqyeshëm – por edhe nëse vetëm thjesht ju pëlqen të vraponi, edhe aq mjafton.

  1. Kombino vendet

Përzierja e rrugëve dhe vendeve të vrapimit tuaj është çelësi për të mposhtur mërzinë potenciale. Pra, sigurohuni që jo të gjitha shtigjet tuaja janë në të njëjtën vend.

  1. Bëhuni një vrapues social

Vrapimi me të tjerët është një mënyrë e mirë për ta bërë këtë sport sa më shoqëror dhe gjithashtu të shkojë më gjatë dhe më tej.

  1. Pajisjet elektronike

Ka shumë aplikacione që do ju monitorojnë dhe motivojnë. Ata do të matin rrugët tuaja, do t’ju japin kohë të ndara dhe do të tregojnë progresin tuaj. Ju mund të bëni lëvizje virtuale me miqtë tuaj, të keni konkurse mini dhe madje të keni mbështetje në stërvitje online në kohë reale nga profesionistë të trajnuar.

Ka edhe aplikacione që do të krijojnë një listë dëgjimi muzikor me rreh që të përputhet me hapat tuaj në minutë. Hulumtimet na tregojnë se muzika e sinkronizuar përmirëson rezultatet e stërvitjes. Vrapimi është një sport urban i arritshëm – është gjithashtu i zgjuar, i shoqërueshëm dhe i shëndetshëm. Nuk është një surprizë që vrapimi ka bërë një rikthim./GazetaShneta/

Artikulli paraprakNdotja e ajrit është njësoj e rrezikshme si duhanpirja
Artikulli i rradhës Lyeni fëmijët me uthull për t’iu shmangur pickimit të mushkonjave

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.