Ndryshimet në trupin tuaj gjatë shtatzënisë janë mjaft të dukshme sidomos në disa pjesë të trupit ku perceptohen më shumë.
Shumë prej ndryshimeve që ndodhin në trupin e një gruaje ndikojnë në thelbin e tyre, këto nënkuptojnë muret e barkut, legenin, shpinën, kraharorin dhe diafragmën, transmeton Gazeta Shneta.
Arsyeja që ndryshon uterusi aq shumë gjatë shtatzënisë është që të krijojë sa më shumë hapësirë për rritjen e mitrës.
Mitra gjendet në bazën e legenit dhe është shumë e vogël derisa zgjerohet me fillimin e rritjes së fëmijës.
Ajo do të shtyjë zorrët tutje dhe kështu trupi do të fillojë të përkthej këto në sinjale të ndryshme gjatë shtatzënisë.
Pastaj një ndryshim i madh ndodh edhe në fshikëzën e urinës, përveç problemeve me tretje do të keni shtesë edhe këtë problem me fshikëzën.
Ajo gjendet poshtë legenit dhe largohet nga rruga gjatë rritjes së fëmijës. Ajo lëviz lart dhe është e rrafshuar përpara duke e bërë atë më të vogël./Gazeta Shneta/