Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndryshimet në trupin tuaj pas lindjes, ja çfarë duhet të dini

Këshilla për shtatzëna 05/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pothuajse sa herë që një grua lind, çdo herë trupi i saj ndryshon, dhe këto bëhen më të dukshme me kalimin e kohës.

Trupi pas lindjes kalon nëpër shumë ndryshime, nga të cilat nuk janë të gjitha të këndshme, kurse prej disave gratë madje kanë turp.

Nuk janë vetëm strijat, hemoroidet dhe lëkura e zgjatur me të cilat përballen gratë pas lindjes.

Këto janë ndryshime për të cilat gratë rrallëherë flasin, sepse kanë turp.

Vagina mund të bëhet tepër e madhe për tampon

Pas paraqitjes së menstruacionit të parë, mos tentoni të përdorni tampon, sepse është e mundshme të përjetoni përvojë të pakëndshme. Mos u brengosni, kjo gjendje është e përkohëshme dhe mund të zgjasë disa muaj pas lindjes.

Bëhet fjalë për pasojat e zgjatjes dhe zgjërimit të vaginës pas lindjes, të cilës i duhet kohë të kthehet në gjendjen normale.

Nuk arrini ta kontrolloni lëshimin e gasrave

Lindja lenë gjurmë në trupin tuaj, veçanërisht në pjesën e legenit dhe muskujt e tij. Ato bëhen më të dobëta se kanë qenë, gjë që mund të shkaktojë shfaqjen e pakëndshme të lirimit të gasrave, pa paralajmërim.

Kjo shfaqje është mjaft e shpeshtë, por lajmi i mirë është se muskujt gradualisht forcohen dhe kthehen në normalitet, kurse pakëndshmëritë zhduken.

Ndoshta edhe do të lageni në brekë

Përsëri bëhet fjalë për dobësimin e muskujve në zonën e legenit të cilët gjatë lindjes kalojnë nëpër ndryshime shumë të mëdha. Pikërisht për këtë shumë nëna të reja nuk mund ta kontrollojnë plotësisht fshikëzën.

Do të thotë se sa herë që teshtinë, kolliteni, ngritni peshë apo qesheni nga zemra dhe me zë, ka rrezik të lageni në brekë, së paku deri sa të forcohen muskujt.

Mund të rriten këmbët

Gjatë muajve të fundit të shtatzënisë shpesh këmbët enjten, kurse thembrrat zgjërohen dhe rriten, që pas lindjes kthehen në normalitet. Por mundet që thembrrat të mbeten pak më të mëdha se para lindjes.

Thembrrat mund të rriten madje për një numër dhe cila është arsyeja për këtë, për gratë dukuri e pakëndshme, as shkencëtarët nuk janë të sigurt.

Pjesët intime mund të ndryshojnë ngjyrën

Ndryshimet e forta hormonale që ndodhin në trup të nënave paraqiten në mënyra të ndryshme. Një nga këto është edhe nxirja e lëkurës rreth thithkave, si dhe rreth vaginës dhe anusit. Përderisa kjo dukuri te disa gra pas një kohe të caktuar zhduket, të tjerat duhet të pajtohen me këtë./femra.net/

Artikulli paraprakSeks gjatë shtatzënisë, pozicionet më të shëndetshme
Artikulli i rradhës Cistet në vezore, çdo gjë që keni nevojë të dini

Ju sugjerojmë

Shenjat e hershme të shtatzënisë: Si t’i dalloni?

04/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Pse vitaminat prenatale janë të rëndësishme gjatë shtatzënisë?

03/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Gjakderdhja gjatë shtatzënisë: Kur është normale dhe kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

03/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Aborti spontan: Shkaqet, simptomat dhe mënyrat e trajtimit

02/06/2026 Jetë

Hapat e parë të bebës tuaj: Kur duhet të fillojë ecja dhe si mund ta ndihmojnë prindërit?

02/06/2026 Jetë

Vitamina D gjatë shtatzënisë mund të përmirësojë zhvillimin njohës të fëmijëve

01/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.