Sipas një studimi të ri, prindërit që ushtrojnë mund të nxitin inteligjencën e fëmijëve.
Këtë e dëshmon një studim i ri gjerman bërë në minjtë aktivë, ndërsa është hasur në ta më shumë inteligjencë tek pasardhësit e tyre, njofton Klan Kosova.
Pasardhësit e tillë gjithashtu kanë komunikim më të mirë midis qelizave në rajonet e trurit të tyre përgjegjës për marrjen e informacionit të ri, shton hulumtimi, i cili njihet si hippocampus.
Ushtrimi mendohet të rrisë inteligjencën e minjve duke ndryshuar ADN-në në spermatozoidët e tyre, sipas studiuesve.
Të gjeturat e mëparshme sugjerojnë se aktiviteti përmirëson kujtimet e njerëzve, produktivitetin dhe aftësitë vendimmarrëse duke rritur nivelet e oksigjenit në trurin e tyre por jo dhe intelegjencën.