Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në QKUK realizohet për herë të parë biopsia e pankreasit me metodën EUS-FNB

Lajme 15/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji është realizuar për herë të parë me sukses biopsia e pankreasit përmes ultrasonografisë endoskopike (EUS) me gjilpërë FNB, te një paciente 60-vjeçare.

Sipas njoftimit të QKUK-së, deri më tani raste të tilla janë kryer jashtë institucioneve publike shëndetësore në Kosovë, transmeton Gazeta Shneta.

“Ky intervenim modern diagnostik paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve gastroenterologjike dhe hepatologjike në QKUK, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të stafit profesional të Klinikës së Gastroenterologjisë në ofrimin e metodave bashkëkohore diagnostikuese dhe trajtuese për pacientët”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas QKUK-së, procedura është realizuar nga ekipi specialistik i Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, në bashkëpunim me stafin infermieror dhe ekipin e Anesteziologjisë, i cili ka menaxhuar kujdesin gjatë dhe pas procedurës.

Ndërsa, pacientja ka qenë nën monitorim për 24 orë dhe më pas është liruar nga klinika në gjendje të mirë shëndetësore./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjumi i pamjaftueshëm ose i tepërt mund të përshpejtojë plakjen e organeve
Artikulli i rradhës Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për 6 mjekë të përgjithshëm në FSK

Ju sugjerojmë

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.