Presidenti ekzekutiv i Shoqatës Zvicerane të Mjekëve të Kujdesit Intensiv, Thierry Fumeaux është infektuar me virusin COVID-19.
Dihet se mjekët e këtij specializimi janë në vijën e parë të frontit me virusin. Pikërisht ai është infektuar me koronavirusi raporton albinfo.ch transmeton GazetaShneta.
Ai ka thënë për «Sonntagszeitung» se ka besim se do ta kalojë sëmundjen brenda disa ditësh. Por, rasti i tij nuk është i pazakontë, ka shtuar ai.

Stafi i infermierëve dhe mjekëve në stacionet e kujdesit intensiv janë ndër më të rrezikuarit nga kjo pandemi.
Në Itali, një në dhjetë njerëz të infektuar janë punëtorë shëndetësorë, ka thënë Fumeaux. Vërtet, ata janë shumica të rinj dhe e kalojnë shpejt sëmundjen, ka shtuar ai. “Por, ky është një rrezik për Zvicrën”. Sepse, specialistët janë të pazëvendësueshëm në luftën kundër Covid-19./albinfo.ch




