Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna 30-vjeçare humbi shikimin gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 10/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një 30-vjeçare në pritje të fëmijës së saj të parë humbi shikimin në njërin sy gjatë shtatzënisë për shkak të një tumori në gjëndrën e hipofizës. E reja australiane, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, nisi të kishte probleme me shikimin në syrin e majtë dhe dhimbje të forta koke pas javës së 34 të shtatzënisë.

Mjekët zbuluan se shkaku ishte një tumor i vogël që po prekte nervat e saj optike. 30-vjeçarja, sipas asaj që shkruan DailyMail, nuk shkoi të vizitohej derisa ishte gati 37 javësh. Fillimisht mjekët dyshuan se bëhej fjalë për një çekuilibrim hormonal, por pasi skanuan trurin gjetën masën prej 10x11mm që po shtypte nervin e majtë optik.

Pacientja lindi një djalë, 3 ditë pasi kishte vajtur për ndihmë mjekësore, me anë të lindjes cezariane. Pas lindjes, shikimi i saj vijoi të ishte i keq dhe masa në tru e njëjtë. Mjekët ia hoqën tumorin nga hunda, një muaj pas lindjes.

Ekspertët që trajtuan 30-vjeçaren paralajmëruan se shtatzënia mund të shkaktojë si humbje të përkohshme, ashtu edhe të përhershme të shikimit.

Gjëndrat e hipofizës që gjenden në bazën e trurit, normalisht zmadhohen gjatë shtatzënisë, por nuk shkaktojnë simptoma. Nëse zmadhohen më shumë se zakonisht, ose në këto gjëndra formohen tumore, mund të çojnë në prekjen e nervave optike dhe për pasojë humbje të shikimit./tvklan.al

Artikulli paraprakArsyet pse nuk duhet të flini me flokë të lagura
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për të shtunën

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.