Në një video të postuar nga vetë ajo, kjo nënë ishte tmerruar që gjendej në shtratin e vdekjes në moshën 42 vjeçare, katër vite pasi kishte implantuar rrjetën e pelvikut.
Edhe pasi që pothuajse kishte vdekur nga një infektim i përgjithshëm, Christina Lynn Brajcic ishte fokusuar tu ndihmonte të tjerëve. Ajo kishte postuar një video 14 minutëshe nga spitali, duke treguar se sa me fat ishte që i kishte shpëtuar një incidenti të tmerrshëm kur ishte dërguar me nguti në spital.
‘’Mezi po pres ti kthehem jetës normale – si një avokate – duke u ndihmuar të tjerëve. Nuk dua që kjo ti ndodhë dikuj tjetër’’- kishte shtuar ajo.
Ajo i referohet për gjithçka, një implantimi të rrjetës pelvike katër vite më parë dhe që nuk i kishte sjellur asgjë përveç komplikime dhe dhimbje të tmerrshme. Këto i dhimbje u përkeqësuan dhe e dërguan atë në spital.
‘’Gjithçka çfarë dua është të kthehem në shtëpi tek fëmijët e mi’’ – kishte thënë ajo në publikimin e videos. ‘’Nuk mund të ecë, ti dërgoj fëmijët në park. Çfardo që mundohem të bëj është e pamundur, madje nuk mund ta nxjerr as veten nga shtëpia’’
Ky operacion ja shkatrroi jetën deri sa e mori atë përgjithmonë!
Chris ishte e sëmurë për shumë vite siç raporton KidsPot. Ajo luftoi shumë. Ajo ishte 42 vjeçare dhe la mbrapa dy djem shumë të mirë dhe burrin e saj. Ishte ky problem si dhe mos menaxhimi i stresit që ja morri jetën asaj përgjithmonë. Ishte e mahnitshme se si Christina po bënte thirrje për vetëdijësim ndaj këtij lloj operacioni deri në tre javë para se të vdiste.
Christina ishte një grua e veçantë dhe patjetër duhet të jetë inspirim për shumë gra dhe vajza që mund të kalojnë në të njejtin problem siç e kishte ajo.