Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna e re vdes pas lindjes, familjarët: Mjeku e tërhoqi me dhunë kordonin e kërthizës

Lajme 05/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Alisa Tepikina i buzëqeshi për herë të parë dhe të fundit  vajzës së saj të porsalindur, pasi vdiq pak çaste më vonë nga dhimbjet e forta të barkut. Çështja e rëndë është duke u hetuar nga autoritetet ruse dhe nëse mjekët shpallen fajtorë do të dënohen me burg.

Svetlana Malyukova, nëna e Alisas, tha për gazetën ruse “Komsomolskaya Pravda”: Unë shpresoj se do të arrijmë të faktojmë fajin e mjekëve dhe do bëjmë të pamundurën që ata të marrin dënimin e merituar.

Ngjarja tragjike ndodhi pasi gjinekologu që asistoi në sallën e operacionit ku lindi Alisa Tepikina tërhoqi dhunshëm kordonin e kërthizës, kanë dëshmuar prindërit e viktimës.

Babai i Alisas, Dmitri Malyukov, tha: Vajza ime po vuante, ajo po bërtiste sepse kishte dhimbje të forta, por mjeku nuk i kushtoi vëmendje. Të bërtiturat e vajzës sime janë dëgjuar në të gjithë spitalin. Mjeku kanë vepruar sikur të ishte në Mesjetë.

Pas veprimit të mjekut, nëna e re ka patur gjakderdhje të shumtë dhe ra në koma. Më pas ajo pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë.

Edhe pse spitali vuri në dispozicion një helikopter për ta dërguar Alisa Tepikinan në një spital të specializuar, por ishte tepër vonë, pasi kishte ndërruar jetë. Mjekët kryen dhe një operacion duke bërë një përpjekje të fundit për t’i shpëtuar jetën Alisa Tepikina, por pa sukses.

Prindërit e saj treguan se plaçenta e Alisës u shqye së bashku me mitrën. Menjëherë pas lindjes, burri i Alisas, Nikolai Tepikin, 22 vjeç, e dërgoi vogëlushen në një spital tjetër sepse vajza kishte një dëmtim të vogël të qafës. Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë po vazhdojnë. /joq

Artikulli paraprakParashikimi i motit për ditën e sotme
Artikulli i rradhës Sa bebe kanë lindur në Ditën e Bajramit në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.