Nëse mendoni se ndërprerja e gjirit gjatë natës do të bëjë që fëmija të zgjohet më pak, gaboheni!
Nga ana tjetër thithja e vazhdueshme e gjirit edhe pas muajit të 3-4 është me rëndësi për të rritur prodhimin.
Ndërkaq duhet të njiheni me disa të pavërteta që shpesh dëgjojmë në lidhje me gjidhënien dhe që shpesh nënvlerësohen.
Gjidhënia, disa të pavërteta
- Fëmijët që ushqehen artificialisht zgjohen më pak gjatë natës, provo t’ja heqësh gjirin. Po sikur fëmija të mos e pranojë qumështin dhe të qajë gjithë natën pa pasur asnjë mënyrë për ta ngushëlluar?
- Qumështin e gjirit fëmija pas disa muajsh e pi vetëm për t’u qetësuar. Fëmija ushqehet edhe gjatë natës dhe madje këto thithje të natës ndikojnë tepër pozitivisht në rritjen e prodhimit të qumështit.
- Nënat që ushqejnë me gji janë më të lodhura se të tjerat. Pse një fëmijë që ushqehet artificialisht nuk zgjohet gjatë natës, nuk qan, nuk ka kolika? A nuk është nëna e tij që kujdeset për të?
Përfundimet…
Por nuk po nënkuptojmë se të ushqesh me gji është shumë e thjeshtë, lodhja është e madhe dhe ndihet më tepër gjatë natës.
Sigurisht ndërprerja e gjidhënies gjatë natës do të ishte një zgjidhje por mendoheni mirë pasi sasia e qumështit do të reduktohet ndjeshëm.
Mendoni gjithashtu se nuk ka asnjë alternativë tjetër më të shpejtë për të ushqyer fëmijën. Mos mendoni se ushqyerja me biberon është aq e thjeshtë, se fëmija zgjohet, pi dhe fle, pasi nuk është aspak kështu.
Ndihma e babait? E dini se shumë fëmijë nuk pranojnë të ushqehen nga dikush tjetër që nuk është nëna? Ushqeni sa më gjatë me gji fëmijën! /pernenat