Mëngjesi i së dielës 12 vite më parë është ende i freskët në mendjen e Christine Miller.
Nëna nga Kalifornia e kishte vendosur djalin e saj tre vjeçar në veturë dhe ishte nisur në një udhëtim për në San Antonio në maj të vitit 2005, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Përgjatë rrugës, një veturë hyn në semaforin e kuq dhe godet veturën e Christine-s, e cila u rrotullua disa herë pasi doli nga rruga.
Ajo tha se kur ktheu kokën për të shikuar djalin e saj, e pa se ai ishte hedhur jashtë nga goditja rreth 30 metra përtej veturës.
Nëna tani fajëson vetën sepse thotë se nuk e uli djalin në vendin e duhur për moshën e tij.
Ajo deklaron se djali do të ishte ende gjallë nëse do të ishte i lidhur me rripin e sigurisë në ulësen e fëmijëve.
Miller dëshiron që t’ua tërheq vërejtjen prindërve të tjerë për rëndësinë e sigurisë së ulëses së fëmijëve në veturë për të parandaluar gabimin që e shkaktoi ajo. /Gazeta Shneta/