Një nënë nga Tetova ka sjellë në jetë foshnjën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Ajo ka deklaruar se po dëshiron ta fal fëmijën e porsalindur. Këtë deklaratë ua ka dhënë mjekëve të klinikës, shkruan Gazeta Shneta.
Drejtori i KOGJ Dr. Jakup Ismajli ka thënë se gruaja ka dhënë deklarata të ndryshme dhe për këtë arsye është lajmëruar edhe Policia e Kosovës, ndërsa foshnja është dërguar në Klinikën e Neonatologjisë, shkruan Gazeta Shneta.
“Është rast i dyshimtë, gruaja ka dhënë deklarata të ndryshme dhe për këtë arsye e kemi njoftuar Policinë ndërsa foshnjën e kemi ndarë dhe e kemi dërguar në Neonatologji”, ka thënë Ismajli.
Ndërkaq drejtori i Neonatologjisë Dr. Xhevdet Gojnovci ka konfirmuar se gjendja e foshnjës është e mirë dhe për të po kujdesen stafi i klinikës. /Gazeta Shneta/