“Zbulova se fati i jetës sime varej nga pesha ime.”
“Kam qenë në mbipeshë përgjatë tërë jetës time, madje edhe gjatë adoleshencës time. Kurrë nuk isha aktive fizikisht. Por në pjesën më të madhe të jetës sime, një pasivitet nuk më pengoi.
Mbaja dieta herë pas here, megjithëse jo me seriozitetin më të lartë, ngase ndjehesha e pranuar nga shoqëria pavarësisht peshës.
Por, përgjatë një mëngjesi, sapo hipa në peshore dhe pashë se kisha 125 kilogramë, u ndjeva e shkatërruar dhe e dija se duhej të ndërmerrja diçka. Më duhej të përmirësoja dietën time dhe të filloja me ushtrimet.
Programi i dietës
Programi i dietës përjashtonte ushqimet me kripë dhe produktet qumështore. Madje, preferonte të ushqehem 5 herë në ditë. Në mëngjeset e zakonshme haja bollgur, ndërsa në drekë tortilla me pak karbohidrate, perime, mish pule apo edhe peshk. Dhe, në darkë zakonisht oriz, mish pule ose vezë dhe më shumë perime.
Megjithë dietën, mu desh të bëja edhe ushtrime, të cilat mu desh t’i praktikoja me trajnere personale.“/Gazeta Shneta/