Fëmijët e nënave me insomni që bien në gjumë më vonë, marrin më pak gjumë dhe shpenzojnë më pak kohë në gjumë të thellë, zbulojnë hulumtimet e reja.
Nuk ndodh e njejta gjë për baballarët, e cila mendohet të jetë për shkak të nënave që zakonisht shpenzojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre dhe për këtë arsye kanë një ndikim më të madh në zakonet e tyre të gjumit, zbuloi një studim, transmeton Gazeta Shneta.
Kur të dy prindërit kanë probleme me gjumin, fëmijët e tyre kanë më shumë vështirësi të futen në shtrat dhe nuk marrin gjumë të mjaftueshëm, shton hulumtimi.
Përveç zakoneve të gjumit të të mësuarit të të rinjve nga nënat e tyre, familjet mund të ndajnë gjene që i predispozitojnë ata në pagjumësi, spekulojnë studiuesit.
Nga ana tjetër, nëse ndodhin zënkat në mbrëmje, gjumi i të gjithë familjes mund të ndikohet, shtojnë ata.
Autori i studimit, Dr Sakari Lemola, po i cilëson këto gjetje si të rëndësishme, pasi që gjumi në fëmijëri është thelbësor për mirëqenien dhe zhvillimin e tyre./Gazeta Shneta/