Susie Rabaca, një nënë e tre fëmijëve bëri lutjen të dëshpëruar në fillim të kësaj jave, për tu ndihmuar nga dhuruesit e regjistruar për palcën kurrizore.
Susie Rabaca, gruaja shtatzënë që lufton leukeminë bëri një lutje të dëshpëruar për një dhurues të palcës së eshtrave, shkruan Parents.
Rabaca, 36 vjece u diagnostikua me një formë agresive të leukemisë akute mieloide vetëm disa muaj zbulimit të shtatëzanisë me binjakët e saj dhe kërkoi një transplant të palcës së eshtrave në mënyrë që të mbijetonte përcjell Gazeta Shneta.
Sëmundja e saj preku aq shumë njerëz sa me mijëra persona e vizituan për ta dëgjuar nga afër historinë e saj ose shkuan dhe u testuan për të pare nëse ishin të përshtatshëm për transplatim.
Dhe, në mesin e tyre ajo zbuloi për “NBC Nightly News” të Mërkurën, se personi i përsosur me përbërjen e duhur gjenetike të palcës kurrizore është gjetur.
“Oh Zot, për mua është përtej momentit mahnitës … gëzim dhe lumturi, e vërtetë,” i tha ajo NBC News. ”
Ndërsa duhen më shumë testime përpara se mjekët të mund ta kryejnë procedurën, Rabaca tani mund të përqendrohet në mbërritjen e afërt të binjakëve të saj dhe shpreson të bëjë transplantin pas lindjes së tyre. /Gazeta Shneta /