Lindja e bebes është me të vërtetë një nga eksperiencat më të rënda në jetën e çdo femre, qoftë lindje cezariane apo natyrale.
Por, një femër që po priste të bëhej nënë së shpejti, ishte shokuar kur fotografi i lindjeve të bebeve, refuzoi t’i realizonte fotosesionin e saj për shkak se ajo do të bënte lindje cezariane, dhe sipas tij, operacioni nuk është lindje e vërtetë, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo nënë që ka vendosur të mbesë anonim, ka publikuar bisedën që kishte bërë me këtë fotograf, të cilit i kërkoi t’ia fotografonte momentet kur bebja e saj të arrijë në këtë botë.
Por, përgjigjja e fotografit ishte shumë e rëndë.
Ai i kishte theksuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, se operacioni nuk është lindje. Sipas tij, kjo nënë, vetëm do të largojë foshnjen nga abdomeni i saj, gjë që sipas tij nuk cilësohet fare lindje. Dhe, këto gjëra, ai nuk ka qejf t’i dokumentoj në fotografi, sepse janë zgjedhje të nënave të dobëta.
Përpos kësaj, fotografi anonim, i kishte shkruar tutje, që nëse një ditë kjo nënë vendosë të bëj lindje të vërtetë, mund t’i shkruaj që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, por në raste të tilla, ai nuk është i interesuar, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Shneta.
Fatmirësisht, nëna anonime, ka gjetur një fotograf që nuk e paragjykon lindjen e saj, dhe ka realizuar fotografi shumë të bukura dhe emocionuese të lindjes.
Vlen të cekët që kjo nënë kishte vendosur të bëj lindje cezariane sepse doktori i saj, i kishte rekomanduar një gjë të tillë për shkak se gjendja e saj shëndetësore mund të përkeqësohej nga një lindje normale. /Gazeta Shneta/