Kanceri i vezorëve është i vështirë të vërehet, e veçanërisht në fazat e hershme të tij.
Kjo është pjesërisht për shkak të faktit se vezorët, dy organe të vogla, në formë bajame, janë thellë brenda zgavrës së barkut, shkruan Dr Drita Kabashi, transmeton Gazeta Shneta.
Por, ekzistojnë disa nga shenjat dhe simptomat që shpesh identifikohen te gratë:
- Fryrja e barkut
- Dhimbje legeni apo barku
- Probleme në ngrënie
- Nevoja e shpeshtë për urinim
Ndërsa simptomat e tjera përfshijnë:
- Lodhje
- Ndjenjën e djegies në zemër
- Dhimbje shpine
- Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale
- Shfaqja e konstipacionit apo ndryshimet e ciklit menstrual
Nëse simptomat janë të reja dhe vazhdojnë për më shumë se dy javë, rekomandohet vizita te mjeku.
Persistenca e simptomave luan rol kyç, për shkak se këto shenja dhe simptoma të kancerit ovarian janë përshkruar si të paqarta apo të heshtura, ku vetëm rreth 19 për qind e grave diagnostifikohen në faza të hershme.
Simptomat zakonisht avancohen kur rritja e tumorit krijon presion në fshikëz, rektum dhe fillon të formohet lëngu kancerogjen.
Për t’u konsultuar dhe caktuar termin me Dr.Drita Kabashi mund të përdorni numrin vijues: 044/049 379 111. /Gazeta Shneta/