Bëni pjesë në grupin e prindërve që gjithnjë përqafojnë fëmijët tuaj? Nëse po, atëherë mos e ndaloni përqafimet drejt të vegjëlve tuaj.
Bazuar në një studim të ri, përkëdhelja gjatë periudhës së zhvillimit të foshnjës është edhe më e rëndësishme sesa prindërit mendojnë, transmeton Gazeta Shneta.
Sa më gjatë e më shpesh që përqafoni një fëmijë, aq më shumë truri i tyre rrit kapacitetin, sipas një sondazhi të fundit nga Spitali i Fëmijëve Mbarëkombëtar në Ohajo.
Në sondazh gjithashtu u zbulua se foshnjat që i ishin nënshtruar më shumë prindërore ose një gjë e tillë e ofruar nga stafi i spitalit, treguan reagim më të fortë të trurit.
Sipas hulumtuesit Dr Nathalie Maitre, ky zbulim i fundit tregon se diçka fare e thjeshtë, si kontakti i trupit, do të bëjë një ndryshim të madh në mënyrën se si zhvillohet truri i tyre./Gazeta Shneta/