Akademikët në Universitetin Swansea kanë gjetur një lidhje midis nënave që nxisin ushqimin e rreptë ose rutinat e gjumit dhe shëndetin mendor të saj.
Ky hulumtim i ri vështroi 354 nëna me foshnje nën moshën një vjeçare. Nënat plotësuan pyetësorët, ku tregonin se sa strikte janë dhe mënyrën se si ndjeheshin më pas, transmeton Gazeta Shneta.
Sa më shumë nënat që ishin strikte duke promovuar rutinën e rreptë, aq më shumë kishte gjasa që ato të përjetojnë simptoma të depresionit, vetë efikasitetin e ulët dhe besimin e ulët në aftësitë e tyre prindërore, transmeton Gazeta Shneta.
Thënë shkurtimisht, gratë që janë shumë strikte, në rast dështimi të regjimit strikt mund t’i çojë ato në probleme mendore./Gazeta Shneta/