Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënat që kanë fëmijët e tyre ende në pelena, duhet ta dinë këtë gjë

Këshilla për shtatzëna 20/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me ardhjen e kohës së mirë dhe të ngrohtë vjen edhe rradha e heqjes së pelenave. Që kjo të bëhet më lehtë, duhet filluar kur fëmija është i gatshëm edhe atë duke bërë zbavitëse. Por si ta dimë se fëmija është gati për këtë veprim është çështja që i mundon të gjithë prindërit. Në fakt duhet dëgjuar dhe vëzhguar fëmijën dhe ai jep vetë shenja se ka ardhur koha.

Zakonisht mes muajve 18 dhe 24 fëmijët fillojnë të flasin: “Çiçi; kaka; bë çiçin; jo pelena; pelenë të re; lagur …” Gjithashtu fillon ti imitojë të rriturit gjatë kryerjes së nevojës. Shumë pediatër këshillojnë që fëmija ta shikojë prindin e seksit të njejtë se si e kryen nevojën, sepse kështu mëson më së miri. Mirëpo, ta vendosësh fëmijën në oturak dhe të kryej nevojën si nëna apo babai nuk është diçka që e motivon. Fëmija duhet të zbavitet mirë që largimi i pelenave të bëhet me sukses dhe pa stres.

Pikërisht për këtë do të ishte mirë që fëmija të bashkëpunojë në përzgjedhjen e oturakut. Atë që e përzgjedhë vetë do ta përdorë më lehtë se atë që ia impononi. Përveç përzgjedhjes, me rëndësi është që fëmija të njihet me oturakun dhe përse shërben, e kjo më së lehti arrihet me bisedë. Në fakt, ndonjëherë harrojmë se edhe pse akoma nuk e kanë të zhvillur plotësisht të folurit, fëmijët shumë nga këto gjëra i kuptojnë. Për adaptimin ndaj kësaj gjëje ndihmon edhe loja. Disa lodra shkojnë në oturak dhe kryejnë nevojë. Gjithashtu ka edhe vizatimorë për fëmijë të cilët në mënyrë zbavitëse i mësojnë fëmijët ta kryejnë nevojën. Nëse prindët vendosin për oturak të ndërtuar me shumë pjesë dhe prodhon tinguj, mund të përballen me kuriozitetin dhe dëshirën për ta çmontuar atë. Atëherë duhet t’i lejohet kjo fëmijës, sepse në këtë mënyrë do të njihen me të dhe më lehtë e pranojnë.

Sukseset lavdëroni, kurse dështimet fillestare shpërfillni

Kur fëmija është njohur me oturakun dhe funksionin e tij, mund të fillohet gradualisht me largimin e pelenave. Më parë duhet filluar me heqjen e pelenës në shtëpi, duke e pyetur shpesh se a duhet të kryej nevojë. Fëmijët janë të dhënë pas lojës dhe në fillim harrojnë për kryerjen e nevojës. Kur fëmija e ka kapërcyer këtë, prindët mund të shkojnë në shetitje nëpër lagje pa pelenë. Për këtë është e nevojshme që fëmija çdo herë para daljes të kryej nevojën. Në këtë mënyrë arrinë ta kontrollojë fshikëzën, por edhe të shmangë kryerjen e nevojës në brekë. Heqja e pelenës gjatë natës duhet të bëhet e fundit, duke vendosur fëmijën në oturak para gjumit dhe disa herë gjatë natës. Fshikëza nuk e mbanë gjatë urinën, kështu në këtë mënyrë e shmangë lagien në krevat.

Në proçesin e largimit të pelenës është me shumë rëndësi të theksohet se nuk guxoni t’i bërtitni fëmijës apo ta ndëshkoni nëse e bën në brekë. Kjo mund ta turpërojë dhe ta dekurajojë. Mirëpo, nuk duhet edhe të gëzoheni shumë kur e bën në oturak, sepse atëherë fëmija ndjenë presion të madh dhe paraqitet ndjenja e mossuksesit nëse nuk e bën. Fëmijën duhet lavdëruar mesatarisht kur e bën nevojën dhe t’i bëni me dije se nuk ka ndodhur asgjë e tmerrshme nëse e ka bërë në brekë./femra.net/

Artikulli paraprakE keni gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se të parin, zbuloni kuptimin
Artikulli i rradhës Horoskopi, 21 nëntor 2017

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.