Se sa është numri i duhur i fëmijëve, kjo nuk është e përcaktuar, por sipas një studimi më shumë se dy fëmijë dëmtojnë seriozisht shëndetin e nënës.
Në këtë studim kanë marrë pjesë mbi 8.000 femra nga SHBA-të të moshës 45 deri në 64 vjeçe.
Numri i lartë i fëmijëve të lindur nga një femër shton rrezikun për sëmundjet e zemrës, ka konkluduar studimi.
Ato që kanë më shumë se 5 fëmijë kërcënohen nga një rrezik prej 40% për një infarkt serioz në zemër gjatë 30 viteve të ardhshme.
Studimi i dalë nga universiteti i Kembrixhit dëshmon se shtatëzania dhe procesi i lindjes tendosin zemrën, teksa fëmijët bëhen stresuar dhe nënat i kushtojnë më pak kujdes vetes së tyre.
Ne e dimë që shtatzënia dhe procesi i lindjes tendosin zemrën në mënyrë të tmerrshme, dhe rritja e fëmijëve është stresuese gjithashtu. Ne nuk duam t’u shtojmë stresin njerëzve në jetën e përditshme por t’i vëmë në dijeni dhe çfarë të bëjnë për këtë.”, shprehet Clare Oliver-Williams, drejtuese e hulumtimit në fjalë.